Rritja e çmimeve, eksperti: Shqiptarët do detyrohen të reduktojnë ditët e pushimeve. Do ketë valë të re emigrimi

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, është shprehur se nëse çmimet do të vijojnë të rriten, qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar të reduktojnë shpenzimet.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Muço u shpreh  se kjo rritje çmimesh nuk do të ndalet me kaq, pasi sipas Bankës së Shqipërisë një krizë e tillë do të jetë deri në fund të vitit 2022.

Klodian Muço: Nëse vazhdon kështu të gjithë ne jemi të detyruar të reduktojmë shpenzimet, të reduktojmë konsumin. Kam përshtypjen se shqiptarët këtë vit nuk do bëjnë aq ditë pushime sa vitet e kaluara por më pak. Nuk dihet nëse rritja se çmimeve dhe reduktimi i ditëve do të ndikojë në sektorin e turizmit. Kjo rritje çmimesh nuk do të ndalet me kaq. Banka e Shqipërisë, propozon se kjo rritje çmimesh do vijojë deri në vitin 2022.

Më tej ai tha se për pasojë të rritjes së çmimeve do të ketë një valë të re emigrimi.

Klodian Muço: Gjasat janë se çmimet do të jenë të tilla edhe në vitin 2023, nëse nuk merren masat e nevojshme.  Do të ketë edhe një valë emigrimesh sepse shumë prej qytetarëve shqiptarë e kanë të vështirë të mbijetojnë e jo më të jetojnë në Shqipëri.

Përgatiti Anila Kolgjini.