Bardhi: Paditi Blinken, nëse Berisha do të ishte anëtar, PD do të ishte e izoluar nga SHBA

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se nuk ka pasur asnjë largim të Berishës nga PD, por pezullim.

Ai tha se Berisha paditi numrin 2 të ShBA dhe shtoi se nëse ai do të ishte anëtar partie, PD do ishte e izoluar nga SHBA.

Bardhi: Nuk ka pasur asnjë largim të Berishës nga PD, por pezullim. Ai paditi numrin 2 të ShBA. Nëse do ishte anëtar, PD do ishte e izoluar nga SHBA. Marrëdhëniet me ShBA, aleatin tonë strategjik duhet të jenë të pacenuara.

Berisha u ka një borxh të madh demokratëve. Vendimi që mori Basha ndaj tij ishte i zbutur. Berisha nuk e meritonte të kishte atë fund politik. Të damkosej si i përfshirë në korrupsion.