Topi: Rama e ka fituar betejën në Shqipëri, ka kontroll total mbi gjithçka
Ish-presidenti Bamir Topi, është shprehur se Kryeministri Edi Rama në Shqipëri e ka fituar betejën, ndërsa ka shtuar se ka një kontroll total mbi të gjitha institucionet.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Topi tha se Rama një çështje, në vende të ndryshme e trajton ndryshe.
Bamir Topi: Rama, sipas meje politikisht e ka fituar betejën në Shqipëri. Ka një kontroll total, mbi gjithçka që ndodhë në Shqipëri. Bizneset dhe institucionet i ka të gjithë Rama. Duke parë gjendjen e tmerrshme të opozitës e ka rrugën e shtruar. Këtu Rama lëvizë pa asnjë lloj problemi. Kur shkon në Këshillin e Sigurimit, u jep rëndësi tjetër elementëve, pra për të njëjtën çëhtje sillet në mënyra të ndryshme.
Përsa i përket si situatës në PD, Topi tha: Kam bindjen se elektorati i djathtë është me doza konservatorizmi, dikush e ka më shumë dikush e ka më pak. Elektorati është aty ku ka qenë. Kanë lëvizur ata që kanë luajtur ata me këtë elektorat. Besoj se braktisja që i është bërë vjen edhe si pasojë e një çoroditje të madhe. Njerëzit nuk marrin vesh dhe çfarë po ndodh dhe janë kthyer në tifozë brenda një ndeshje stërvitore.
Përgatiti Anila Kolgjini.
