Ndreu: Nuk ka opozitë fare përballë regjimit, u përzu edhe nga protestat e shoqërisë civile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 21:56
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Anduela Ndreu gazetare u shpreh se nuk ka opozitë fare as në aksione as përballë regjimit.
Ajo tha se opozita u përzu edhe nga protestat e organizuara nga shoqëria civile, pasi opozita nuk ngjall më shpresë.
Ndreu: Nuk ka opozitë fare as në aksione as përballë regjimit. Opozita u përzu edhe nga protestat e organizuara nga shoqëria civile. Opozita nuk ngjall më shpresë, po i bën njerëzit të largohen. Kemi një pushtet absolut. Shqiptarët në pikë të hallit se nuk kanë alternativë.

