Policia dhe forcat ‘Shqiponja’ kontrolle të befasishme në Elbasan

Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, po kryejnë kontrolle të befasishme në qytet.

Mësohet se ato po kontrollojnë të gjithë qarkun për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.

Deri më tani ende nuk ka asnjë të ndaluar.