Bardhi: Palës së Berishës nuk i interesonte presidenti, por të baltoste pjesën që mendonte ndryshe

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se palës tjetër nuk i interesonte nëse Presidentin e kapte Rama,  por të baltoste atë pjesë që mendonte ndryshe nga Berisha.

Ai tha se Berisha ka thënë që i vetmi institucion legjitim që njihet në këto momente nga të gjithë është grupi parlamentar.

Bardhi: Palës tjetër nuk i interesonte nëse Presidentin e kapte Rama,  por të baltoste atë pjesë që mendonte ndryshe nga Berisha. Berisha ka thënë që i vetmi institucion legjitim që njihet në këto momente nga të gjithë është grupi parlamentar.

Pasi panë që nuk kontrollojnë shumicën në grupin parlamentar zgjodhën të mos vijnë më në mbledhje . I kam kërkuar aleatëve tanë, z. Mediu të kontaktonte palën tjetër që ne të bënim një mbledhje të përbashkët për zgjedhjen e Presidentit.