Ju flet Moska - Cili është deputeti i Ramës, dhëndër i agjentit të UDB-së

Cili është deputeti i Ramës, dhëndër i agjentit të UDB-së ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Historia e shërbimit serb në vendin tonë nuk do të dokumentohet asnjëherë ashtu sikurse duhet, vetëm nëse shërbimet tona sekrete do të kishin agjentë në Beograd për të marrë informacion, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më sot.

Shërbimet sekret serbe veprojnë edhe sot në vendin tonë. Sot ka një kujdes të veçantë sidomos në kuadrin e nismave si Ballkani i Hapur, që njerëz që kanë lidhje me Serbinë të ngrihen në politikë.

Këtë gjë e bën edhe Edi Rama. Ballkani i Hapur rrotullohet rreth Serbisë, që është shteti më i madh. Edi Rama e di këtë prandaj promovon dhe ngre njerëz me lidhje të tilla.

Dhëndri i agjentit të UDB-së është deputeti i PS-së, Benet Beci. Ai është dhëndri i shkrimtarit me prejardhje nga Kosova, Agim Gjakova.

Gjakova studio në Beograd në vitet ’50 për letërsi botërore dhe frënge. Që të ndodhte kjo në vitet ’50 me Rankoviçin, nuk ishte e lehtë dhe do të thotë se ishte i besuar i UDB-së.

Ai në vitin 1960 vjen në Shqipëri si i dëbuar nga Jugosllavia. Në Shqipëri mori të drejtën e studimit për gjuhë dhe letërsi angleze. Ai pastaj punoi për ATSH-në si redaktor lidhur me gjërat që thuheshin për Kinën Komuniste në mediet ndërkombëtare.

Në vitin 1970 i del në gjyq dëshmitar Artan Resulit i cili bëri 20 vite burg. Ai ishte i arratisur nga Jugosllavia në Shqipëri dhe ishte shkrimtar shumë i njohur.