Rinas: Deportohet nga SHBA-ja ish-polici, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997

Ish-efektivi i policisë Tomor Çela është ekstraduar nga shtetet e bashkuara të Amerikës për të kryer në tiranë dënimin e dhënë ndaj tij në mungesë me 23 vite burgim. Sipas policisë, 56-vjeçari akuzohet se në vitin 1997 ka qëlluar për vdekje shtetasit Ledian Hoxha dhe Elton Dani pas një konflikti të momentit në Tiranë.

Një 56-vjecar shqiptar, ish efektiv policie, i kërkuar për vrasje të dyfishtë në Tiranë në vitin 1997 është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri.

Tomorr Çela mësohet se është dorëzuar nga Interpoli në Rinas, pasi është dënuar për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Ledian Hoxha dhe Elton Dani.

Ish punonjësi i policisë Tomorr Çela në vitin 2014 është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vrasjes me paramendim” në dy raste dhe është dënuar me 23 burgim.

Sipas trupës gjykuese në atë kohë i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Më herët 56-vjeçari Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg.

Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.

Përfundimisht i akuzuari u dënua në mungesë ndërsa pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar ra në prangat e policisë amerikane për tu ekstraduar më pas në vendin tonë.

Rinas: Deportohet nga SHBA-ja ish-polici, autori i një vrasjeje të

Rinas: Deportohet nga SHBA-ja ish-polici, autori i një vrasjeje të