Tërmeti në Meta: Numri dy Sheryl Sandberg lë një surprizë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 11:08
Shefja operative e kompanisë Meta të Mark Zukenberg është larguar nga posti i saj pas 14 vitesh punë në kompaninë Facebook.
Sharyl Sandberg e bëri të ditur lajmin në një postim në faqen e saj në Facebook.
"Takimi me Mark ka qenë ndër ato takime që më ka ndryshuar jetën. Të qenit pranë tij për 14 vite ka qenë një privilegj dhe nder për mua," shkroi ajo.
Sandberg shkroi se për të, heqja dorë nga posti nuk ishte aspak një vendim i lehtë.
"Ishte një vendim që nuk e mora aspak lehtë, por dua që ti jap më shumë hapsirë filantropisë dhe fondaconit tim," tha Sandberg.
Mark Zuckenberg lajmëroi se Sandberg do të zëvendësohet nga Javier Olivan.
"Është fundi i një epoke dhe fillimi i në tjetre. Sandberg të më mungojë në kompani," tha Zuckenberg.
