Katër ditë festë në Britani, Mbretëresha Elisabeth II mbush 70 vjet në fron
Kanë nisur që në orët e para të kësaj të enjteje festimet mbarëkombëtare në Britani për 70 vjetorin e ngjitjes në front të mbretëreshës Elisabeth II.
Me mijëra persona kanë mbërritur nga anekënd botës për të marrë pjesë në këto festime, teksa nuk kanë munguar as dhuratat për monarken më jetëgjatë në Britani.
Sipas analistëve britanikë ky jubile merr një rëndësi të veçantë, sepse vjen pas vitit të rëndë pandemik për britanikët dhe se Mbretëresha është drejt fundit të mbretërimit të saj.
Monarkja e ka nisur fundjavën e gjatë jubilare me një mesazh për popullin duke falënderuar të gjithë. Ajo tha se ky është një moment për të reflektuar mbi arritjet gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar dhe shpresonte se vendi mund të "shikonte drejt të ardhmes me besim dhe entuziazëm".

Në rrugët përpara Pallatit Mbretëror sheh shumë qyetarë që kanë ngritur tendat e tyre për ta ndjekur këtë ngjarje të rëndësishme.
Shfaqja pritet të jetë madhështore, me mijëra ushtarë, banda frymore, qindra kuaj.

Mbretëresha Elizabeth II është monarku i tretë më jetëgjatë në botë. dhe më jetëgjati se çdo monark britanik. Ajo u ngjit në fron në vitin 1952 dhe është bërë një emblemë e palëkundur e fuqisë së butë britanike dhe ndoshta personazhi më i njohur i vendit në mbarë botën.

Në festime do të marrin pjesë edhe princi dhe dukesha e Sussex sëbashku me fëmijët e tyre, por princ Harry dhe Meghan megjithëse nuk janë të ftuar publikisht në ballkonin e pallatit, do ta shohin ceremoninë përmes dritareve mbi Paradën e Rojeve të Kuajve.