Grabitje “spektakolare” me eksplozivë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë, vodhën kasafortën në supermarket
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 21:09
Policia spanjolle ka arrestuar 7 shqiptarë të cilët dyshohet se janë përfshirë në grabitjen spektakolare me eksploziv të kryer më 28 mars në një supermarket në Terrassa.
Mediat spanjolle, bëjnë me dije se shqiptarët janë arrestuar javën e kaluar. Hetimet u kryen nga një grup i posaçëm i Sektorit të Hetimeve Penale (DIK).
Grabitja ndodhi në Roc Blanc pak pas orës 15:00 të së hënës (28 mars).
Sipas medieve spanjolle ata kishin hedhur në erë derën e sigurisë jashtë, në rrugën Bailén, ku qëllimi i tyre ishte të merrnin paratë në kasafortën e supermarketit.
Pasi e gjetën u larguan me një automjet.
Provat dhe hetimet tregojnë se hajdutët e kishin studiuar shumë mirë rastin ku dhe kanë arritur qllimin e tyre.
