Veliu: Ligji i luftës nuk hiqet, sepse ka prona të shtetasve shqiptarë në Greqi

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Alket Veliu, Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” u shpreh se ligji i luftës me Greqinë ekziston

Ai theksoi se ligji i luftës sot nuk hiqet sepse kemi të bëjmë me edhe me prona të shtetasve shqiptarë në Greqi.

Veliu: Ligji i luftës ekziston edhe pse shumë zëra brenda dhe jashtë Shqipërisë tentojnë t’i japin interpretime të tjera ose ta mohojnë. Kjo është dëgjuar nga Dendias apo edhe ministrja të tjerë që e kanë quajtur si një histeri historike.

Ligji i luftës sot nuk hiqet sepse kemi të bëjmë me edhe me prona të shtetasve shqiptarë në Greqi. Kjo është në duart e Greqisë si një mjet presioni dhe kam dyshime nëse do të hiqet ky ligj lufte.