Gerveni: “Deti” është përdorur politikisht, nuk kemi kufi detar me Greqinë dhe Malin e Zi

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Kristaq Gerveni, ish-përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO tha se çështja e detit me Greqinë është përdorur politikisht.

Ai tha se nuk ka një kufi detar me Greqinë të përcaktuar me kordinata të sakta dhe shtoi se një gjë e tillë është e vërtetë edhe për Malin e Zi.

Gerveni: Për mua kjo çështje është përdorur për anën politike, për të fituar partitë dhe fatkeqësisht duke shkelur në interesat kombëtare. Në të gjitha çështjet që janë ngritur nga partitë dhe janë çuar në Kushtetuese nuk qëndrojnë asnjëra nga ato.

Plotfuqishmëria u jepet atyre njerëzve që firmosin ndërsa ne ishim grup teknik negociator, por në fakt firmosi ministri i jashtëm, ashtu sikurse e ka edhe presidenti dhe kryeministri. Është thënë se ka ekzistuar kufiri zyrtar, atëherë nëse ka ekzistuar edhe ishim gabim në 2009 pse po vazhdojmë? Kufiri detar nuk ka ekzistuar. Ne nuk kemi kufi detar as me Malin e Zi.