Eksperti: Standardi ndërkombëtar për privatësinë është i konsoliduar
Erdion Maçolli, avokat dhe ekspert ligjor komiteti shqiptar i Helsinkit në një interviste me gazetaren e Ora News Sonila Musai deklaroi se standardi ndërkombëtar për privatësinë është i konsoliduar.
Ai u shpreh se: Gjykata europiane ka vendosur ato parimet e veta mbi të cilat kjo e drejtë funksionon dhe shtrihet. Pavarësisht se është një e drejtë themelore e drejta për privatësi le të themi është një e drejtë e kufizuar. Pra për persona të ndryshëm dhe niveli i privatësisë është i ndryshëm.
Në rastin e zyrtarëve publik të cilët kanë një funksion të caktuar shtetëror me ligj pranohet që privatësia e tyre në segmente të caktuara të kufizohet pwrshembull deklarimi i të ardhurave dhe pasurive ndërkohë për subjektet e tjera dhe qytetarët e drejta e privatësisë është më e gjerë.
