Binjaku: Martesat nën moshën 18 vjeç shqetësim. Në vitin 2018 gati 29% e vajzave ishin martuar nën 20 vjeç

Sociologia Entela Binjaku ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Librazhd ku nusja u zbulua duke tradhtuar bashkëshortin në emigrim duke u shprehur se historian ë fjalë ka elementë që përmbajnë përgjegjësi shoqërore.

Entela Binjaku: Gjatë një interviste në Ora News me gazetaren Sonila Musai binjaku u shpreh: “Historia në fjalë ka disa element që përbëjnë përgjegjësi. Një ndër to për shembull është martesat nën moshën 18-vjeç është një dukuri në vendin tonë .Deri në vitin 2018 ishte gati 29% e vajzave ishin martuar nën 20 vjeç ndërsa djemtë që ishin martuar nën 20 vjeç ishte vetëm 3%.

Shifrat janë të konsiderueshme dhe ne do të duhet ti shikojmë se ku shkojnë këta qytetarë ose çfarë i nxit këta qytetarë që ndërmarrin një hap kaq të rëndësishëm siç është ndërtimi i një familje pas një akti martesor në moshë kaq të re. Përsëri me statistikat që unë konstatova kjo dukuri është kryesisht rurale  ndodh në  zonat urbane por numri është më i vogël.