Sociologia Binjaku: Të përfshihet në kurrikula lënda e edukimit ligjor

Entela Binjaku sociologe, gjatë një interviste në Ora News me gazetaren Sonila Musai  ngriti alarmin për martesat e hershme duke këshilluar të gjithë prindërit të mos i martojnë fëmijët nën moshën 18 vjec.

Binjaku gjithashtu u shpreh se në shkolla duhet të përfshihet dhe lënda e edukimi ligjor.

Binjaku: Qytetarët duhet të kuptojnë se nuk është martesa sidomos në moshë të vogël zgjidhja. Përkundrazi një martesë në moshë kaq të re e ekspozon vajzën apo djalin më gjatë, drejt një shtatzënie në radhë të parë në radhë të dytë duhet të kuptojnë që në shumë raste martesat në moshë kaq të re e përjashtojnë vajzën nga vendimmarrja familjare, izolohet nga shoqëria.

Ka ardhur koha që edukimi ligjor në terma ndoshta minimal të përfshihet në kurrikulat tona pasi kemi shumë aspekte të ligjit që nuk i njohim fare duke na çuar dashur pa dashur drejt veprave penale.