Osmani: Greqia do të bëhet fuqi rajonale, është hedhur në sulm ndaj Shqipërisë dhe Turqisë

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Kreshnik Osmani u shpreh se Greqia po konfiguron rolin e saj si një lojtar i madh rajonal.

Ai theksoi se Greqia në politikën e jashtme ka qenë agresive dhe po hidhet në sulm karshi Shqipërisë e vendeve të tjera sepse do të jetë një fuqi rajonale.

Osmani: Kjo është një çështje që e prek vendin dhe sulmi i palës greke ka një realitet historik për rajoni. Greqia po konfiguron rolin e saj si një lojtar i madh rajonal. Këtë e shohim edhe në fërkimet që ka pasur me vende si Turqia.

Greqia në politikën e jashtme ka pasur një politikë agresive, ku ka pasur edhe një vizitë në SHBA. Greqia po hidhet në sulm karshi Shqipërisë dhe vendeve të tjera sepse do të jetë një fuqi rajonale dhe do të kontrollojë pasuritë e Egjeut, sidomos gazin.