Maçolli: Institucionet duhet të minimizojnë rastet shantazhuese dhe denigruese

Erdion Maçolli, avokat dhe ekspert ligjor komiteti shqiptar i Helsinkit  ka komentuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Librazhd ku nusja u zbulua duke tradhtuar bashkëshortin në emigrim.

Gjatë një interviste me gazetaren e Ora News Sonila Musai ai u shprehur se institucionet duhet të veprojnë dhe të minimizojnë rastet të tilla apo aksesin e keqbërësve të cilët tentojnë të shpërndajnë materiale të caktuara.

Maçolli: Është shumë e nevojshme që institucionet të veprojnë dhe të minimizojnë rastet të tilla apo aksesin e keqbërësve të cilët tentojnë të shpërndajnë materiale të caktuara. Por ligji nuk është vetëm çështje sanksioni ligji është edhe çështje ndërgjegjësimi.

Nga kjo ne dalim dhe tek një çështje tjetër pse media zgjodhi të publikonte një rast të tillë një rast i cili shërben si një substancë për shkeljen e lirive të drejtave themelore të dikujt.