Horror në Serbi/ Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike, i nxjerrë organet dhe e gatuan

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë para 15 ditësh në qytetin serb të Zrenjaninit, ku 46-vjeçarja e identifikuar si Tereza Periq, ka vrarë brutalisht burrin e saj të dytë, të identifikuar si Srdjan Periq

Ka qenë ish-bashkëshorti, i cili në rrëfimin e tij ka bërë me dije se 46-vjeçarja, ka vrarë me sharrë elektrike bashkëshortin e më pas e ka gatuar.

Sipas mediave serbe, ajo i ka nxjerrë nga trupi veshkat, zemrën, dhe pjesë të tjera të trupit, dhe i ka gatuar në sobë.

Sipas raportimeve,  plani i saj ishte të "shpërndante" pjesë të trupit të copëtuar të Srdjanit në "Zrenjanin" në mënyrë që askush të mos e dinte se çfarë i ndodhi atij.

Kanë qenë fëmijët të cilët kanë shkuar të babai i tyre, ku i kanë raportuar se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tyre.

Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja,  e cila tashmë e arrestuar dhe  po mbahet pas hekurave për krimin e rëndë.

Shtëpia ku ndodhi krimi i paprecedentë mbetet e vulosur me vendim gjykate deri në përfundimin e hetimeve. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçari nuk po shfaqte asnjë problem.

Motivet e krimit janë duke u hetuar nga autoritetet, shkruan Blic.

Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.

Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.