Vuçiç betohet si president, thotë se do të mbrojë integritetin territorial të Serbisë “me Kosovën si pjesë të saj”
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është betuar në Kuvendin Kombëtar, pas fitores së mandatit të dytë, në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.
Vuçiç fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta me 58.59% të votave të përgjithshme.
Në fjalën e tij ai deklaroi se do të ishte një president i të gjithëve, i pari në obligime dhe i fundit në privilegje.
Vuçiç theksoi se prioritet në qeverisjen e tij do të jetë paqja, stabiliteti dhe siguria në rajon dhe Europë.
"Betohem se do t'i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve," tha ai.
Përfshirja territoriale e Kosovës në territorin e Serbisë është në përputhje me preambulën më të lartë juridik të shtetit serb.
Sipas profesorit të Univeritetit të Drejtësisë dhe ekspertit të së drejtës kushtetuese Bogoljub Mirosavljeviq, Vuçiç thjesht i është përmbajtur asaj cka është thënë aty ndërsa nuk dihet se sa do të zbatohet një gjë e tillë, raporton Radio Europa e Lirë.