"Kosova si pjesë përbërëse e Serbisë", vijnë reagimet e para nga Kosova
Pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç se do ta ruante Kosovën si të ishte pjesë përbërëse të Serbisë, erdhën dhe reagimet e para nga qeveria e Kosovës.
Ministri i Jashtëm në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë betimin njësoj, sikurse edhe paraardhësit e tij, duke u mbështetur në mite.
“Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Betimi i Vuçiçit, jo vetëm që është jo i vërtetë dhe i parealizueshëm, por ai po dërgon mesazhe negative gjithë rajonit se Serbia edhe më tutje jeton në mite”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Një reagim pati dhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku.
“Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit, presidenti i Serbisë ka thënë se do të luftoj që ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë. Në cilën botë jeton ai?”, shkroi ajo në Twitter.
