Itali/ Arrestohet "Super Mario" shqiptar pasi kërcënoi me armë klientin e tij. Drejtonte dy grupe të mëdha të trafikut të drogës
Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të qëllonte me armë një klient që nuk pagoi për kokainën. Fatmirësisht në atë moment arma iu bllokua.
33 vjeçari Mariglen Metushi i arrestuar tashmë nga karabinierët italianë, do të vuajë dënimin me nëntë vite e gjysmë burg nën akuzë për trafik droge, zhvatje dhe grabitje, krime të cilat i ka kryer në vitet 2014-2015 në Miglianico, Orsogna, Francavilla. Canosa Sannita dhe Filetto.
I arrestuari që ndodhet në burgun e Peskarës njihej nga karabinierët me nofkën "Super Mario ".
33 vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin lëndë narkotike kryesisht në zonat e Chietit dhe Lancianese.
Si protagonisti i videolojës së viteve '80, shqiptari dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, me tuta blu dhe flroinj, por në vend të punonte siç zyrtarisht "punonte në rindërtimin e ndërtesave", ai kontaktonte me personat më të rrezikshëm të Teatinës dhe Peskarës.
Operacioni për kapjen e tij erdhi pas arrestimit të pesë personave ën këtë zonë dhe sekuestrimit të 160 gramëve kokainë,raportojnë mediat italiane.
Hetimet nisën pas denoncimit të një të varuri nga lëndët narkotike, se kërcënohej nga personat që ia shisnindrogën, pasi kishte një borxh të papaguar të dozave prej 5000 eurosh.
