Serbia finalizon marrëveshjen e gazit me Rusinë. Do ta blejë me çmimin më të ulët se vendet e tjera

Serbia ka njoftuar se ka siguruar një marrëveshe tre vjeçare, mjaft të favorshme, për furnizimin me gaz me Rusinë.

Marrëveshja vjen pas tentativave të vazhdueshme të BE-së për bllokimin e furnizimeve me gazin rus në rajon.

"Ajo që mund t'ju themi është se ne kemi rënë dakord  për disa elemente kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Mes të tjerave për kohëzgjatjen e kontratës që është shumë e rëndësishme për ne," tha presidenti serb Vuçiç gjatë finalizimit të marrëveshjes në një bisedë teolefonike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus, aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim mendohet të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.

Në marrëveshje përfshihet një sasi prej 2.2 miliard metër kub gaz që Serbia do të marrë në vit.

Marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Beograd, në fillim të qershorit, raporton Aljazzera.

Kjo është vizita e parë nga një zyrtar i lartë rus, në një vend evropian, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt.