Zjarri në Tetovë, autoritetet apel të sëmurëve kronik: Mos dilni pa qenë e nevojshme!

Zjarri që përfshiu ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë ka shkaktuar tym të zi dhe shumë të dendur që do të ndikojë në ndotjen e ajrit dhe ndaj shëndetit të të sëmurëve kronik.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të sëmurët kronik dhe gjithë ata që kanë probleme me organet e frymëmarrjes të mos dalin pa qenë e nevojshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve përreth ish fabrikës së duhanit.

Përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit vazhdojnë akoam.

 Në ndihmë siç kemi raportuar më herët kanë ardhur dhe forcat zjarrëfikëse nga Gostivari dhe Shkupi, si dhe disa kompani private.