Escobar thirrje Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë: BE të ritheksojë politikën e saj të dyerve të hapura
Një ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç, siguroi nga shefi i Kremlinit marrëveshjen për furnizim me gaz të lirë rus, i dërguari i SHBA në Ballakn Gabriel Escobar, i bën thirrje Serbisë, t’i bashkohet Perëndimit për sanksione ndaj Moskës.
Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë ti bashkohet perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Ruisë. Apeli është bërë nga i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Samitin për Demokracinë e Europës Juglindore që u mbajt në Mal të Zi.
“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, duke mbështetur popullin ukrainas. Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet.
Thirrja e Escobar pason marrëveshjen e arritur një dirë më parë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe presidenti Vladimir Putin për vijimësinë e furnizimit me gaz të lirë nga Rusia.
Ashtu si Hungaria dhe Beogradi zyrtar refuzoi presionin perëndimor për sanksione ndaj Moskës.
Ndërkohë gjatë samitit, diplomati amerikan ka kërkuar edhe nga Unioni Eurpoian të ndjekë politikë mbështetëse për rajonin e Ballkanit.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që bashkimi europian të ritheksojë politikën e dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk vlen vetëm për Ukrainën dhe shtetet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se 6 vende të tjera janë më përpara Ukrainës. Jam shumë optimist për perspektivat e shteteve të ballkanit perëndimor që të bëhen anëtare të plota të be-së.”
Escobar nuk la pa përmendur edhe korrupsionin e lartë në vendet e rajonit pas viteve ’90 e tha se lufta ndaj fenomenit mbetet sfida më e madhe për rrugën e këtyre vendeve drejt integrimit euroatlantik.
Pjesë e samitit ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak si dhe i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkan Perëndimor, Stuart Peach.
