Kurti ironizon ‘takimin’ Putin-Vuçiç: Ata s’kanë nevojë as të takohen për të lidhur marrëveshje
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar lidhur me telefonatën mes dy presidentëve Vuçiç dhe Putin të dielën e cila u konkludua me një rinovim të kontratës për gazin rus.
Kreu i qeverisë thotë se marrëdhëniet e mira midis tyre bëjnë që Rusia të lidhë lehtësisht marrëveshje me Serbinë, madje edhe pa u takuar fizikisht.
"Ata as nuk kanë nevojë të takohen më, marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiçit tani arrihen përmes bisedave telefonike," ka thënë ai.
Kurti përmes një postimi në Tëitter përmendi edhe takimin e 25 nëntorit të 2021-shit, kur Vuçiç dhe Putin folën për veriun e Kosovës.
Në atë kohë presidenti Vuçiç shkroi se Vladimir Putin e kupton se për çfarë po fliste dhe se kërkoi shpjegime të mëtejshme dhe ia tregova veriun e Kosovës edhe në hartë.
Edhe të dielën presidenti Vuçiç nuk ngurroi të përmendte Kosovën pas bisedës me Putin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lideri serb tha se presioni për çështjen e Kosovës do të ishte në rritje nga vendet perëndimore, të cilët të zemëruar nga rinovimi i kontratës së gazit me Moskën, do shtonin trysninë ndaj Beogradit për ta bindur që të njohë Pavarësinë e Kosovës.
Biseda mes dy liderëve vjen disa ditë përpara se kryediplomati rus, Sergej Lavrov të vizitojë Beogradin.
