Napoli/ 5 vjeçari drejton motovarkën me shpejtësi, video bëhet virale
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 09:44
Një fëmijë vetëm 5 vjeç në Pozzano, Napoli është filmuar teksa drejton një motovarkë me një shpejtësi të madhe.
Video që u bë mjaft virale në rrjet tregon fëmijën në timon dhe një të rritur pas tij që qesh dhe i thotë të eci më ngadalë, raporton Tg Com24.
Autoritetet italiane reaguan pas publikimit të videos duke e quajtur të turpshme dhe injorante atë çka të rriturit kanë bërë në ato momente, duke mos e ndaluar fëmijën e duke qeshur me të.