Pengesë për në Hagë? Meta sqaron çështjen e detit me Greqinë: Rama nuk më ka kërkuar autorizim

Presidenti Ilir Meta sqaron pozicionin e tij në lidhje me konfliktin e tejzgjatur për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, një çështje për të cilën palët thanë se nuk janë gati për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës siç kanë premtuar.

Ashtu si qeveria Rama dhe shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias e konsiderojnë atë si pengesë të një kompromisi për vazhdimësinë e procesit në Hagë. 

Për Metën këto pretendime nuk qëndrojnë. Ai tha se në vitin 2018 ka autorizuar krijimin e grupit negociator për të biseduar me palën greke.

Meta: Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin.

Kreu i shtetit theksoi se nuk është lajmëruar për vizitën e Dendias e se kryeministri Rama, i ngarkuar me detyrën për udhëheqjen e këtyre negociatave nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për autorizim.

Meta: Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. 

Qeverinë e akuzoi dhe për mungese transparencë e kërkoi nga parlamenti i Shqipërisë angazhim për të analizuar mënyrën e veprimit për zgjidhjen e kësaj çështje.

Meta: Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po merrte asnjë hap në këtë drejtim, me një shkresë kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit të vendit pa vonesë që negociatat të udhëhiqeshin nga ai. Sërish nga kryeministri nuk pati reagim në këtë drejtim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Kryeministri dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.

Presidenti tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të dhënë sqarime të mëtejshme për pretendimet e ngritura.