Presidenti i ri, Mziu: Maxhoranca nuk e ka problem që të shkelë ligjin edhe brenda sallës së kuvendit

Deputeti i PD Xhelal Mziu në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se seanca e tretë për zgjedhjen e presidentit dhe pse u ezaurua ishte në shkelje të ligjit.

Sipas tij maxhoranca nuk e ka problem të shkelë ligjin madje edhe brenda sallës së kuvendit.

Xhelal Mziu: Sot u konsumua dhe seanca e tretë për zgjedhjen e presidentit. Nuk u arrit në këto tre seanca që të dilej me një emër, madje u tha se do ti lihej opozitës për të bërë propozimet, pati dhe një marrëveshje që do të paraqiteshin dhe emrat tek PS e cila do të bënte reduktimin e 4 kandidatëve në 2 dhe pastaj për të konkluduar tek ai që do të merrte shumicën e votave, në fakt kjo nuk ndodhi. Kjo është një lojë e Ramës. Dua të them dhe një fakt tjetër që sot vërte u ezaurua seanca e tretë në fakt ishte në shkelje të ligjit. Jo vetëm që nuk ishin 84 deputet aq sa duhet të jenë për tu konsumuar kjo seancë por ishin 69 deputet. Çka do të thotë që kjo maxhorancë nuk e ka problem që të shkel ligjin madje edhe brenda sallës së kuvendit edhe për çështje të rëndësishme si për zgjedhjen e një presidenti.

"E njëjta gjë ka ndodhur dhe me kandidaturat e presidentit. Një kryetar maxhorance që vazhdon dhe bën lojë sikur do të  zgjidhte në fakt nga opozita dhe ndërkohë nuk jep asnjë lloj mundësie për ta luajtur këtë rol", tha Mziu.

Pasi edhe raundi i tretë nuk prodhoi asnjë produkt politik, emri i ri i preisdentit të ri do të jetë një e drejtë ekskluzive e Edi Ramës dhe partisë së tij, pasi Kushtetuta i jep të drejtën kësaj force politike që në raundin e katërt, kreu i shtetit të zgjidhe edhe me 71 vota. Listën me emra dhe votat e nevojshme PS i ka gati.