Mziu: Personalitetet me emër nuk pranuan propozimet e PD për të kandiduar për president

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha se ndër personalitetet të cilat kanë një begraund dhe që i është propozuar nga opozita të kandidojë për president nuk ka pranuar për të shkuar në sallën e kuvendit.

Mziu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se kjo ka ardhur si rezualtat i mungesës së besimit tek  kryeministeri Rama.  

Gazetari: A e kishte të vështirë PD për të shkuar me një emër konkret, një emër të dakortësuar brenda radhëve të saj dhe për të thënë që ky është emri, ky është kriteri ky ëhstë morali që ne si opozitë sjellim dhe për ta vënë në vështirësi këtë maxhorancë?

Xhelal Mziu: Ka patur zëra, një ndër to kam qenë dhe unë që hajde le ta provokojmë kryeministrin. Ta provokojmë në aspektin pozitiv për të treguar që ne kemi potencial për ta gjetur një person dhe për t'ia shuajtur atë propagandën që ai bën në keto ditë, por në ato personalitete të cilët kanë një emër kanë një begraund asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që të shkojë qoftë dhe me 20 apo 40 propozimet e PD për të shkuar në sallën e kuvendit.

Gazetari: Mungesë besimi tek opozita kjo?

Xhelal Mziu: Jo kjo është mungesë besimi tek ky kryeminister i cili nuk i nënshtrohet arsyes apo marrëveshjes, apo kompromisit por do thjesht një person që duhet të dalë me patjetër sipas përceptimit që ai ka.