“Embargo” PD-së në Evropë, asnjë delegat në Kongresin ku votohet për Presidentin e PPE-së
Duket se përçarja në PD është duke u reflektuar edhe në Evropë te partitë Popullore Evropiane.
Kështu PPE nuk kanë ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i këtij organizmi.
Në dokumentin për këtë event, PD nuk ka asnjë delegat, ndërkohë që shumë vende të tjera që janë anëtarë të asociauara me të drejtë vote kanë nga 4 përfaqësues.
Pak kohë më parë ishte deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU tha se nëse PD kthehet në të shkuarën ai do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja.
Krichbaum: Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit.
