Alibali: Përgëzoj Xhaçkën që përmendi çështjen e pronave çame, më qeshet që Dendias vuri veton
I ftuar në RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, studiuesi dhe jurist i së drejtës ndërkombëtare, Agron Alibali u shpreh se në Sarandë ekziston minoriteti grek që jeton në harmoni me popullin shqiptar.
Ai tha se duhet përshëndetur akti i ministres së Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka që ngriti çështjen e pronave të çamëve në Greqi.
Alibali: Në Sarandë ekziston minoriteti grek që jeton në harmoni me popullin shqiptar. Ministri Dendias erdhi në Tiranë në 23 maj dhe aty ministrja e jashtme shqiptare, që duhet përshëndetur sepse ngrit çështjen çame, që ka qenë në thelbin e politikës tonë të jashtme si shtet. Ajo e ngriti me guxim çështjen dhe në raport me vijën politike tonën.
Dendias u përgjigj si u përgjigj. Të nesërmen pash një titull nga një gazetë greke, duke thënë se Dendias vendos veton për këtë çështje. Dendias mohon çështjen e çamëve dhe i vë veton revolucionit grek dhe kësaj çështje.
