Vdes polici i burgut të Shënkollit, Sindikata: E mbajtën në punë. Drejtoria: Nuk kërkoi të ikë
Ndarja nga jeta e një gardiani të Burgut të Shënkollit pas problemeve shëndetësore të shfaqura në orar të punës, rikthye në qendër të vëmendjes debatin për kushtet e punonjësve të sistemit Penitenciar. Sindikata denoncoi se polici nuk u lejua të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Gjovalin Frroku, 62 vjeç, polic në Burgun e Shënkollit ndërroi jetë rrugës drejt Spitaleve të Kryeqytetit pas shqetësimeve shëndetësore të lidhura me zemrën ndërsa ishte në detyrë turn I tretë!
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë denoncoi rastin duke rikthyer qendër të vëmendjes kushtet e punonjësve të sistemit Penitenciar.
Ata thonë se kolegut I është bërë një kontroll rutinë brenda burgut dhe akuzojnë se Ai është lejuar që të dalë nga godina pa mbaruar turin, për të marrë ndihmë më të specializuar.
Por, zemra nuk pret mbarim shërbimi e burokraci eprorësh, pasi gjate rrugës për Tiranë, punonjësi ka ndërruar jetë.
Në reagim drejtoria e Burgut të Shënkollit, thotë se për rastin janë ndjekur protokollet.
Raporti:
Mjeku që ka kryer vizitën nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qëndrojë në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.
Mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi ne shërbim, janë ankesa të gardianëve që po behën gati për protestë.
Nëse nuk implementohet VKM në favor të Policisë Burgjeve, Sindikata do shpalle datën e protestës.
Dikush duhet dhe do mbajë përgjegjësi për situatën e rëndë që vazhdon prej vitesh!", përfundon reagimi i sindikatës Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

