Emocione, shtyllë dhe një gol i anulluar. Mbyllet në “paqe” pjesa e parë Real Madrid-Liverpool
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 22:31
Mbyllet pjesa e parë pa gola por spektakolare në Paris mes Real Madrid dhe Liverpool.
Një shtyllë, një tjetër rast i pastër i ndalur nga Courtouis dhe një gol i anulluar në dëm të Benzema për pozicion jashtë loje.
Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Champions League që nisi me 36 minuta vonesë për shkak të problemeve që u regjistruan në portat hyrëse të stadiumit pas mësymjes së tifozëve anglezë në minutat e fundit, ku shumë porej tyre tentuan të hynin pa biletë.
Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti nuk mund të buzëqeshin e as të shqetësohen seriozisht pas fraksionit të parë në Paris.
