Makina pëson defekt, merr gaz gjatë ecjes dhe përfundon në kanal, shpëton mrekullisht shoferi

Drejtuesi i një automjeti shpëtoi për mrekulli, pasi për shkak të një defekti, makina mori gaz dhe doli nga rruga duke  përfunduar në kanalin e Fildane në Lezhë.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të diele në rrugën e kalmit të ri në Lezhë.

Ndërsa  drejtuesi i mjetit volsvagen i cili lëvizte i vetëm fatmirësisht nuk mori lendime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.