Më në fund starton finalja e UEFA Champions League, Real Madrid-Liverpool
Fillon ndeshja finale e UEFA Champions League pasi u shty për rreth 40 minuta për shkak të situatës kaotike të krijuar në hyrje të stadiumit “Saint Denis” nga tifozët e Liverpool.
Mësymja e shumë mbështetësve të kuq për të hyrë pa bileta në stadiumin e finales Real Madrid-Liverpool, krijoi një situatë të rrezikshme që mund të shkaktonte viktima për shkak të mbipopullimit në portat hyrëse. Ndeshja fillon, tani flet futbolli.
Nuk është ende i qartë shkaku kryesor që nxiti dyndjen e tifozëve në portat hyrëse vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes por UEFA bën me dije se shumë mbështetës të Liverpool nuk kishin mundur të hynin në stadium.
Në perimetrin e stadiumit u vunë re edhe forca të shumta ushtarake ndërsa raportime të ndryshme flasin për tentativa të tifozëve të Liverpool për të hyrë pa bileta në stadium.
