Shikoni çfarë kaosi në hyrjen e stadiumit nga tifozët e Liverpool. Ndeshja fillon ne 21:36
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 21:17
Janë vonuar në orarin kur duhej të hynin në stadiumin e Parisit dhe kjo ka shkaktuar kaos në hyrjen e sektorit të tifozëve të Liverpool.

Mendohet se 100 prej tyre kanë hyrë me dhunë në dyert e sigurisë dhe kjo ka shkaktuar kaos duke detyruar drejtuesit e sigurisë të kërkojnë shtyrjen e ndeshjes.
Grumbullimi i madh i tifozëve në portat hyrëse të stadiumit “Saint Denis” ka krijuar një situatë të rrezikshme që rrezikon jetën e shumë tifozëve që mund të asfiksohen.
Për shkak të ngjeshjes së tyre në dyert hyrëse tifozët rrezikuan të shtypnin dhe asfiksonin njëri tjetrin ndërsa në dalje të stadiumit policia përdori gaz lotsjellës.
Ndeshja do të fillojë në orën 21:30 pasi situata po shkon drejt normalizimit.