Cilësia italiane mbërrin në Shqipëri, ushqimet me standarde e cilësi të lartë në Merkato në Megatek

"Mercato Italia" është e reja më e fundit në kryeqytet. Tradita e vërtetë e ushqimit italian me standart të lartë të kontrollit të cilësisë vjen përmes "Mercato" e vendosur në Megatek.

100% produkte italiane, produkte mishi të freskëta me prerje anatomike, bulmet, peshk, perime të shumëllojshme, bukë e prodhuar në çast dhe ëmbëlsira, me çmimet më të mira në treg.

Ashtu siç shprehet edhe përfaqësuesi i "Mercato Italia", Domenico Guttadauro Mancinelli, ky projekt i cili kishte nisur prej 18 muajsh, është finalizuar duke sjellë përsosmërinë italiane.

"Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne, pasi kemi sjellë në shqipëri miliona copëza të cilësisë më të mirë italiane, e jam shumë i kënaqur që jam këtu si partner me megatek dhe premtojmë se do ta zgjerojmë këtë projekt në të gjithë Shqipërinë," tha Mancinelli.

Megatek garanton cilësinë e produkteve duke sjellë eksperiencën e ushqimit italian të sigurt dhe çmime të mira në dy hipermakete Mercato në Tiranë, pranë zonës tregtare të Megatek dhe asaj në rrethrrotullimin e Lundrës i cili hapet këtë të shtunë.

Shija italiane tek Mercato ju mirëpret me degustime dhe oferta.

Cilësia italiane mbërrin në Shqipëri, ushqimet me standarde

Cilësia italiane mbërrin në Shqipëri, ushqimet me standarde

Cilësia italiane mbërrin në Shqipëri, ushqimet me standarde