"Plumbi i Artë", SPAK letër Interpolit për 14 personat e shpallur në kërkim mes tyre Talo Çela e Florenc Capja
Pas disa javësh kërkime, 14 personat e shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues apo vrasës më pagesë, ende nuk është arritur në gjurmët e tyre.
Kontrollet në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" u shtrinë në disa qytete të vendit më shpresën e lokalizimit të tyre, por pa rezultat.
Gjeneralitetet e këtyre 14 shtetasve janë dërguar në pikat kufitarë të vendit, ku përveç këtyre janë dërguar të dhënë të vlefshme për indetifikimin e tyre.
SPAK i ka dërguar zyrës së Interpolit emrat dhe fotot e këtyre personave për t'i komunikuar edhe urdhrin ndërkombëtar.
Po ashtu ata klasifikohen edhe si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
-Eljo (Ervis) Bitri,
-Festim Qoli,
-Alban Bengasi,
-Ervis Martinaj,
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
-Agron (Kamber) Mehja,
-Aleks Çela Alias (Tom Qorri)
-Talo Çela,
-Agim Gjini,
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
-Florenc Çapja
-Abedin Mama (Dine Çami)
Emrat e këtyre personave dolën pas dëshmisë së dy personave; Nuredin Dumani dhe shokut të tij Hernik Hoxhaj, të cilët rrëfyen para hetuesve krimet e kryera dhe ato krimet të cilët nuk kishin arritur t'i përmbyllinin.
Po kështu në dosjen e Prokurorisë flitet edhe për personazhe të tjerë për të cilët deri më tani hetuesit kanë qëndruar të rezervuar, pasi çështjet janë ende në hetim.
