Stefa ngre alarmin: Ndryshimi i tezave për maturantët në Gjuhë-Letërsi, problem për studentët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 23:02
Eksperti i arsimit, Ardi Stefa, në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, ngriti shqetësimin e ndryshimit të tezave për maturantët.
Ai u shpreh se ndryshimi i tezës së provimit në lëndën e gjuhës dhe letërsisë do tu krijojë maturantëve shumë probleme.
“Sivjet në një mënyrë pa u konsultuar dhe pa u diskutuar më para me mësuesit e gjuhës dhe letërsisë është ndryshuar përsëri teza e gjuhës dhe letërsisë e cila do tu krijojë shumë probleme maturantëve këtë vit. Nuk mund të kontrrollohen njohuritë e gjuhës dhe të letërsisë vetëm me një autor siç nuk mund të kontrrollohen vetëm me një tekst gramatika të kuptuarit dhe të interpretuarit të teksteve”.

