Ju flet Moska- Arsyeja perverse pse Veliaj e bëri Tiranën kryeqytetin europian të shurrës
Finalja e madhe e Conference League ishte në fiokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Erion Veliaj thotë se kujdeset shumë për imazhin e Tiranës, pastërtinë e qytetit ku është kryetar bashkie. Në fillim kur u bë kryetar bashkie në 2015 thoshte se do të përndiqte dhe do të turpëronte pisanjozët, ata që futeshin poshtë urave dhe urinonin. Shumë thoshin se bëhej se nuk kishte banjo publike Tirana. Por Erion Veliaj ka shëtitur shumë në Europë, në botë dhe e di mirë që nëse holandezët vijnë në një qytet si turistë ata do të pinë burra, aq më tepër në një periudhë të nxehtë të vitit. Dhe si çdo qënie e gjallë ka nevojë për të urinuar. Nëse nuk gjen mundësinë të urinojë në mënyrë të qytetëruar do ta bëjnë siç e bënë holandezët te gardhi i Teatrit Kombëtar të shembur.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë: