Çollaku: Nëse hetohet incineratori i Tiranës siç duhet, parlamenti ngelet bosh, zyrtarët do mbushin qelitë e burgjeve

Gazetari Basir Çollaku është shprehur se Kryeministri Edi Rama, është në pikë të hallit, teksa ka folur për punën e SPAK dhe hetimet që po bëhen në lidhje me krimet.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Çollaku është shprehur se nëse dosja e incineratorëve do të hetohet deri në fundi, parlamenti dhe bashkitë do të mbeten bosh pasi shumë zyrtarë do të përfundojnë pas hekurave.

Basir Çollaku: Kryeministri është në pikë të hallit. Ai është mjeshtër i propagandës dhe i tërheqjes së vëmendjes së opinionit publik. Dosja incineratorëve është dosja më e madhe tek SPAK. Kush preket në këtë? Edi Rama, Gjiknuri, Subashi, Agaçi, Erion Veliaj. Nëse incineratori i Tiranës hetohet siç duhet, parlamenti të del bosh për dy javë, bashkitë të dalin pa kryebashkiakë, sepse do mbushen qelitë më këta njerëz.

Më tej ai tha se bandat kriminale kanë paguar miliona euro që prokurorët të largohen nga detyre dhe në vend të tyre të vendosen të tjerë.

Basir Çollaku: Duhet të kemi parasysh një gjë, bandat kriminale kanë paguar të largohen disa prokurorë nga sistemi dhe të qëndrojnë disa të tjerë, këtu janë palë edhe ndërkombëtarët.