Çejku: Ndryshimi i mesatares tek degët e mësuesisë, populist dhe i rrezikshëm
Ekspert i arsimit Qemal Çejku në një intervistë me Gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se vendimi i Ministrisë së Arsimit për ndryshimin e mesatares tek degët e mësuesisë është vendim populist.
“Si të gjitha vendimet Ministria e Arsimit i ka marrë populiste, të pastudiuara të pa ardhur nga baza e ekspertizës që ekspertët të gjitha fushave të institucioneve të ekspertizës kanë ardhur. Këta janë vendime të rrezikshme. Janë vendime që jo vetëm sot ne ekspertët, e kemi ngritur zërin ka vite që nuk janë vendime që vijnë si nevojë nga vetë sistemi nga brenda. Këto janë vendime që merr një Ministër apo ky ministër në formë populiste që nuk bën asgjë. Edhe vendimi i fundit që kanë marrë për uljen e mesatares ka një fshehje brenda që nuk është direkt për mësues por unë mund të them se është më keq se kaq pra ne bëjmë diskriminim në auditor në këto momente”.