Çelja e sezonit turistik, Çerenishti: Jemi shumë larg standardeve që kërkojnë tur operatorët
Nënkryetari i Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptarë Fatos Çerenishti i ftuar në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se Shqipëria është shumë larg standardeve që kërkojnë tur operatorët me të cilët bashkëpunojnë.
Sipas tij ka ende shumë punë për të bërë, në qoftë se pretendojmë ta bëjmë turizmin prioritet për ekonominë shqiptare.
Fatos Cerenishti: "Shqipëria ende nuk është bëre një destinacion turistik që të punojë me oferta të shtrenjta. Ne jemi në hapat e para në këtë lloj industrie. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo hap që hedhim qoftë edhe çmimet. Janë berë goxha ndryshime. Ende kemi shumë punë për të bërë në qoftë se pretendojmë ta bëjmë turizmin prioritet, zhvillim lokomotiv për ekonominë shqiptare. Është kulturë qytetare që vendet tona të kenë sinjalistikë, të kenë rrugë për urbanët. Jemi shumë larg standardeve që kërkojnë tur operatorët me të cilët ne bashkëpunojmë."
