Betonieret ‘pushtojnë’ Tiranën, rëndohet trafiku në disa akse të kryeqytetit

Lëvizjet e betoniereve dhe mjetet e tonazhit të rëndë në Tiranë e kanë thyer sërish rregullin e vendosur nga Bahskia e Tiranës.

Në videot e siguruara nga Ora News, shihet se ato lëvizin në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku përveç ndotjes rëndojnë dhe trafikun.

Urdhri i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytetit nga ora 7;00 deri në 20:00 të mbrëmjes, s’po zbatohet pasi mjetet e tonazhit të rëndë kanë pushtuar disa prej akseve kryesore të Kryeqytetit duke u kthyer në stres për shoferët.

Betonieret ‘pushtojnë’ Tiranën, rëndohet trafiku