Strazimiri: "Bashistët" premtuan betejë dhe në një vit sulmuan Berishën dhe demokratët!

Gent Strazimiri, ka pasur një përgjigje ndaj mbështetësve të Enkelejd Alibeajt, duke thënë se pas 26 prillit, e vetmja betejë që bën ishte sulmi ndaj demokratëve.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Strazimiri bëri këtë deklaratë nisur nga premtimi që bëri Lulzim Basha një ditë pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Gent Strazimiri: Që nga data 26 prill kur premtuar betejë, që sapo ka filluar, e vetmja betejë që kanë bërë, i vetmi sulm ka qenë i orientuar ndaj Sali Berishës në mënyrë të pashpirt, në të paarsyeshme, të pamoralshme dhe apolitike. Kur anëtarë të kryesisë së PD i dolën krah dhe u bashkuan me të, sulmi vazhdoi dhe ndaj tyre. Mosnjohja e mbi 4 mijë firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, sulm ndaj Kuvendit Kombëtar, dhe pastaj pashpirtsisht në parlament dhe kudo tjetër, nëpër gjykata dhe çdo lloj mundësie që i ka dhënë Rama, Ballad he ky pushtet i fëlliqur. Sot e vetmja betejë që kanë bërë nga data 26 prill e deri më sot ka qenë kundër demokratëve, kundër Berishës, duke refuzuar të bëjnë opozitën.