Çelja e sezonit turistik, Çerenishti: Nëse nuk do të kemi probleme globale, ky vit pritet të jetë shumë i suksesshëm

Nënkryetari i Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptarë Fatos Çerenishti është shprehur se nëse nuk do të kemi probleme globale, ky vit pritet të jetë shumë i suksesshëm.

Gjatë një interviste në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi ai tha se këtë vit mund ti afrohemi vitit 2019 që mbahet si një nga sezonet më të mira në Europë dhe në të gjithë botën.

Fatos Çerenishti: "Nga janari deri tani ka qenë një periudhë e fjetur përsa iu përket strukturav hoteliere në bregdet. Ka filluar mbarë muajin maj. Turizmi jo më në janar deri në maj, por nga 26 maj deri në fund të shtatorit them se do të kemi një sezon të mirë, sigurisht në qoftë se nuk do të kemi probleme sa iu përket luftrave sepse gjithmonë jemi në ankth se çfarë do të ndodhi atje. Në qoftë se nuk do të kemi probleme pandemie, nëse nuk do të kemi probleme  si vitet e tjera mendoj se do të kemi një nga sezonet turistike më të mira. Do ti afrohemi vitit 2019 që mbahet si një nga sezonet më të mira në Europë dhe në të gjithë botën. Them se do të jemi në kufijtë e vitit 2019."