Lama: Ministria nuk është ulur me Sindikatën e Arsimit, vendimi i pastudiuar dhe pamenduar
Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Degën Tiranë në një intervistë me gazetaren Sonila Musai u shpreh Ministria e Arsimit nuk është ulur në bisedime me Sindikatën në lidhje me vendimin e fundit për ndryshimi mesatares tek degët e mësuesisë.
Lama: Nuk janë ulur me Sindikatën se po të ishin ulur me sindikatën ne nuk do ta lejonim, të paktën do të merrnim masa që kjo gjë të mos të ndodhte. Ulja me Sindikatën dhe me grupin e interesit dhe me prindërit duhet të ulen, Këshilli Kombëtar i Arsimit do të ishte shumë mirë të pyetej për këtë vendim.Ky është vendim i pastudiuar i pamenduar.Kështu që të kthehemi tek matja në shkolla dhe të punojmë me një grup pune të mirëmenduar se unë nuk besoj se dhe me uljen e mesatares Ministrja do të mbushë Fakultetet e mësuesisë, nuk e besoj këtë.
