Operacioni “Plumb i Artë”, Çollaku: SPAK 'jetim' në këtë histori, ka presion nga politikanët dhe banditët
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e SPAK ‘Plumb i Artë’ ku janë lëshuar 32 arreste, 18 prej të cilave janë ekzekutuar.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Çollaku tha se mes tyre janë edhe grupe elektorale kriminale. Në lidhje me rrëfimin e Nuredin Dumanit i cili dyshohet se ka nxjerrë 100 emra të botës së krimit tha se kriminelët në burg janë duke kërkuar mbrojtje të të afërme të tyre.
Basir Çollaku: Këto grupe ne i kemi dhe grupe elektorale kriminale, nuk i kemi thjesht grupe. Janë duke rritur pazaret e tyre, janë duke kërkuar mbrojte të të afërme të tyre, është një botë ku llogaritë bëhen me armë e jo me shkresë. Çdo kapitull i ri që ata hapin, çdo dëshmi, hap një vrasje tjetër, një porosi tjetër, një shënjestër të re, dhe ata e dinë mirë rrezikshmërinë e lartë që kanë rrëfimet e tyre.
Sipas Çollakut në këtë operacion SPAK është jetim ndërsa shtoi ka presion nga politikanët dhe banditët.
Basir Çollaku: Këto krime zgjatohen përtej kufijve edhe të pastrimit të parave. Janë edhe partnerët në këtë histori por te ata nuk ec paraja. Ky është një shans pozitiv për të cilën SPAK mund të ketë garanci dhe mbështetje më të madhe se sa nga politikanët. SPAK është jetim në këtë histori. Banditët dhe politikanët ushtrojnë presion ndaj SPAK.
Përgatiti Anila Kolgjini.
