Plagosi 11-vjeçarin me armë zjarri, arrestohet adoleshenti në Pukë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri rë 11-vjeçarit në Pukë. Policia ka arrestuar Robert C.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në  fshatin Gjegjan, ku i mituri u plagos me armë zjarri në këmbë.

Pas marrjes së ndihmës parë në spitalin e Pukës, 11-vjeçari u transportua me helikopter  në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje